Na ndodh shpesh që dëgjojmë këngë nëpër ambiente lokalesh, apo gjatë ecjes në rrugë dhe menjëherë melodia e tyre na tërheq. E tillë është kënga “Dance Monkey” nga Tones and I e cila vlerësohet si kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam, ku është identifikuar më shumë se 36.6 milionë herë në këtë program.

Aplikacioni i njohur mund të gjejë titullin e çdo kënge dhe ka më shumë se 200 milionë njerëz në muaj të cilët e përdorin për gjetjen e këngëve që nuk i dinë titullin.

Kënga “Dancey Monkey” u publikua për herë të parë në maj të vitit 2019 dhe ka thyer rekorde botërore në më shumë se 30 vende të ndryshme, duke u renditur në krye të listës. Ajo është një këngë argëtuese dhe të gjithë “dashurohen” me të sapo e dëgjojnë, ndërsa historia e saj është e çuditshme, pasi këngëtarja u frymëzua në një moment kur ishte e frustruar në autobus.