Këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi-Dani, pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore të shfaqura gjatë dy ditëve të kaluara, i është nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Përmes një postimi në facebook, Dani, për fansat e tij tregon se çdo gjë është kryer me sukses dhe ai ndjehet shumë mirë me shëndet. Dani ndër të tjera deklaroi se nesër pritet t’i kthehet ritmit normalitetit jetësor.

Këngëtari,  i njohur për preferencat e tij të përditshme rekreativo-sportive në natyrë, thotë se, sipas mjekëve, përparësitë e tij shëndetësore edhe në këtë rast, sërish kanë dalur të jenë: aktiviteti sportiv, mos pirja e duhanit dhe e alkoolit për çfarë edhe rekomandon të gjithë që të ruajnë këto përparësi shëndetësore.

“Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim. Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!”, ka shkruar ndër të tjera Dani. /21Media