“Dardanet” e reja mposhten nga Portugalia

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka humbur ndeshjen e radhës që e kishte në kuadër të UEFA Development Tournament U16 në Tiranë.
Pas fitores bindëse 6:0 kundër Shqipërisë, “Dardanet” e reja u mposhtën nga Portugalia.
Portugezet mposhtën 2:0 vashat kosovare, me golat që u shënuan në minutën e 12’ dhe 59’.
Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e zhvillon më 16 mars kundër Skocisë.
Rezultati final, 2:0 në favor të Portugalisë U16.