Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në kuadër të Ligës C.

Në seancën e sotme, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” ekipit iu bashkua Valon Berisha, i cili mungoi në miqësoren kundër Shqipërisë, derisa për shkak të një shqetësimi muskulor në stërvitje mungoi Bersant Celina.

Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët ishin maksimalisht të përkushtuar, teksa vërehet dëshirë e madhe për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.

Ekspedita e Kombëtares nesër në mëngjes do të udhëtojë në Lubjanë, ku do të mbajë stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë.