Kosova sot e zhvillon ndeshjen vendimtare për të qëndruar në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohet me Moldavinë.

Ndeshja e cila fillon në orën 20:45, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, por në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të shfaqet një mesazh special.

Të gjitha ulëset e stadiumit do të përcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Për heroinat tona, sot stadiumi “Fadil Vokrri” bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ne jemi forca jonë. “Dardanët” mbështesin fushatën senzibilizuese “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” shkruhet në profilin e “Dardanëve”./21Media