Dashi i quajtur Double Diamond, u shitë për 367,500 euro  të enjten  në një ankandTexel në Lanark, Skoci.

Ofertat filluan në 10,500 para se të rriten në mënyrë dramatike mes konkurrencës së ashpër midis konsorciumeve të ndryshme.

“Oferta përfundimtare, e cila u bë nga një partneritet i tre blerësve, vendosi “një çmim të ri rekord në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë për një dele”, sipas një deklarate në faqen e internetit të Texel Sheep Society, përcjell portali rtv21.tv

Double Diamond, e cila u shit nga Charlie Boden nga Cheshire, është një qengj i krijuar me IVF.

Me origjinë nga ishulli Texel në Hollandë, raca e deleve Texel është e popullarizuar në mesin e fermerëve britanikë për shkak të cilësisë së lartë të mishit të saj.

Në ankandin e së enjtes, 19 dele shiten për më shumë se 10,500 euro./21Media