Dua Lipa flet për performancën në Romë

Dua Lipa flet për performancën në Romë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë performoi në koncertin “Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skënderbeut”.

Ky koncert u mbajt në Romë të Italisë, me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut”.

Lipa performoi njërën nga hitet e shumta të saj, këngën “Homesick”, shkruan rtv21.tv

Një ditë pas performancës, këngëtarja përmes rrjetit social Instagram u shpreh se sa krenare ndihet që është shqiptare dhe se si dashuria për rrënjët nga ajo vjen, rritet çdo herë e më shumë.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku mora pjesë bashkë me  artistë shqiptarë shumë të talentuar … dashuria ime për rrënjët e mia dhe nga unë vij, rritet më shumë sesa mendoja se ishte e mundur. Është pak të them se jam krenare. Çfarë ndjenje!❤”, tha artistja në foton e shpërndarë.

Në këtë koncert përkujtimor për Skëndërbeun morën pjesë numër i madh i artistëve, mes të cilëve: Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli./21Media