Nesër në skenën e Teatrit Dodona, do të prezentohet premiera e shfaqjes “Dashuritë e prsidentit” me regji të Agnes Nokshiqit dhe në intepretim të Adelina Halitjahës dhe Donikë Ahmetit.

Një shfaqje e relizuar nga tri çika, një shfaqje që flet për një takim përplot tension, dramë, përplasje fizike, epsh, ironi e neveri mes gruas së presidentit dhe dashnores së tij. Një dramë e dy femrave, e shkaktuar nga një mashkull i pushtetshëm. Një shfaqje me shumë mesazhe dhe me një përfundim befasues.

Premiera “Dashuritë e presidentit”, do të shfaqet nesër 25 nëntor (e mërkurë) 2020, në ora 16:00 në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë dhe është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kultursë, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.