Poezi nga Flutur Mustafa

Iu hapa dritaren ëndrrave,
Me gjysmë shtrati bosh
Si pesimisti i historisë së gjysmë gotës.
Me gjysmë shtrati të ftoftë,
Si një gotë që mbahet në frigorifer për të servirur një pije që të ngrohë gjakun.

E hapa dritaren nga ajri i rënduar.
Një ndotje ndjenjash mbizotëronte në ajër
Toksinat nuk na bëjnë mirë për shëndetin.
Vetmia dëmton edhe cigaren.

Një zhytje në mendime dëmton kohën,
Sytë teksa dora rreshton vargje.
Ekrani i vogël i ndricuar
Dëmton irisin në errësirën e dhomës së madhe.

Le të vijnë do ëndrra,
Të mi përkundin sytë
E truri të pushojë në lendinat e lumturisë që ngelen përralla,
Revolucionet nuk lindën nga rehatia
E dashuritë e vërteta janë të rralla.