Dasma që tërhoqi vëmendje të madhe

Dasma që tërhoqi vëmendje të madhe

Në kanalin Youtube në dhjetor është publikuar një video me momentet më të bukura të një dasme e cila ka arritur të mbledh mbi 2 milionë klikime duke u bërë kështu dasma më e pëlqyer dhe komentuar kudo, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për dasmën e organizatorit të disa prej emisioneve më të ndjekura në RTV21, Milot Nuraj, i cili në muajin tetor të vitit 2017 i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me modelen e njohur Alba Hoti me një dasmë madhështore.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë vitit 2017 shumë fytyra publike kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, në mesin e tyre Orinda Huta dhe Turian Hyska, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli, Valdrin Sahiti, Edita Ramadani etj./21Media