Dasma që tërhoqi vëmendje të madhe

Dasma që tërhoqi vëmendje të madhe

Në kanalin Youtube në dhjetor të vitit 2017 është publikuar një video me momentet më të bukura të një dasme e cila ende klikohet dhe ka arritur të mbledh rreth pesë milionë klikime duke u bërë kështu dasma më e pëlqyer dhe komentuar kudo, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për dasmën e organizatorit të disa prej emisioneve më të ndjekura në RTV21, Milot Nuraj, i cili në muajin tetor të vitit 2017 i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është martuar me modelen e njohur Alba Hoti me një dasmë madhështore.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë vitit 2017 shumë fytyra publike kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, në mesin e tyre Orinda Huta dhe Turian Hyska, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli, Valdrin Sahiti, Edita Ramadani etj./21Media