Ngordh kali që ishte në librin Guinness

 
Dy pronarë fermash po vajtojnë për humbjen e kalit më të gjatë në botë, i cili ngordhi dy javë më parë në fermën e tyre në Wisconsin .
20-vjeçari belg me emrin “Big Jake” ishte i gjatë rreth 2.1 metra me peshë 1.136 kg.
Në vitin 2010, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e çertifikoi atë si kali më i gjatë në botë, transmeton rtv21.tv.
Fermeri Jerry Gilbert tha se kali ishte “superstar” dhe një kafshë e jashtëzakonshme. Për ta kujtuar gjithmonë, fermeri ka vendosur që stallën ku qëndronte kali ta mbajë të zbrazët, duke vendosur një fotografi të këtij të fundit./21Media

 

Back to top button