​Anglia në çerekfinale, triumfon ndaj Gjermanisë

 
Do të jetë Kombëtarja e Anglisë ajo e cila do të luajë në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Kjo pasi ata e mposhtën Gjermaninë me rezultat 2-0 në stadiumin “Wembely”.
Pas një pjese të parë shumë të barabartë, gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e dytë ku Anglia realizoi dy herë. Fillimisht Raheem Sterling realizoi për 1-0 në minutën e 75’ dhe më pastaj ishte Harry Kane ai i cili e vendosi rezultatin përfundimtar duke shënuar për 2-0 në minutën e 86;.
Në çerekfinale Anglia do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Suedi- Ukrainë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Back to top button