Një çift nga Filadelfia e realizoi ceremoninë e dasmës së tyre së bashku me protestuesit e “Black Lives Matter” pasi planet e tyre fillestare u anuluan për shkak të pandemisë koronavirus.

Dr Kerry Anne Perkins dhe Michael Gordon ishin duke bërë fotografi jashtë Hotelit Logan të shtunën kur qindra njerëz që morën pjesë në një marshim për të nderuar George Floyd kaluan pranë në Parkway Benjamin Franklin, transmeton rtv21.tv.

Të porsamartuarit vendosën t’i bashkohen demonstratave ndërsa protestuesit shpërthyen me brohoritje e urime.

Një video e shpërndarë në Instagram tregon Perkins dhe Gordon duke mbajtur duart dhe duke ngritur grushtat në ajër ndërsa bateritë tingëllojnë në sfond.

Çifti pastaj vazhdoi marshimin me protestuesit gjatë rrugës për në Bashki./21Media