Juventus-Napoli, ndeshja që u kthye në telenovelë për shkak se skuadra e Gennaro Gattuso nuk u paraqit në Torino më 4 tetor të vitit 2020, pritet të zyrtarizohet nesër për t’u zhvilluar më 17 mars.

Juventusi luan në Champions League me datë 9 mars dhe do të jetë i lirë, sikurse edhe Napoli. Sipas Ansa, gjasat janë që dueli i prapambetur të zhvillohet prej orës 18:45.

Sot do të vijë edhe njoftimi. Po më 17 mars do të luhet edhe Torino-Sassuolo, që u vendos të shtyhej për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 te “demat”.