Daut Haradinaj tregon aderimin e radhës në AAK

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për deputet nga radhët e saj për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se, Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta, siç njofton Haradinaj, deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në Prizren.

“Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta deri…

Posted by Daut Haradinaj on Tuesday, 12 January 2021

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti./21Media

Back to top button