Ylli i futbollit, David Beckham, ka filluar bisedimet për realizimin e një serie dokumentarsh dedikuar jetës së tij. Ky yll futbolli i pensionuar duket se për realizimin e dokumentarit është inspiruar nga filmi i Netflliks, dedikuar Majkell Xhorden, i titulluar ‘The Last Dance’ (Dhe llest Dens).

Sipas kompanisë së tij televizive Studio 99  e cila do të prodhojë këtë dokumentar.

Dokumentari kryesisht do të përqendrohet në jetën e këtij 45 vjeçari, deri në pensionim, por do të përfshijë edhe video me momente personale nga martesa e tij me Viktoria Bekam, me të cilën tashmë ka katër fëmijë.

Një burim për revistën The Sun ka thënë se Beckham është shumë i emocionuar për këtë projekt, pasi që ka kohë që ka menduar ta realizojë.

Në projekt do të përfshihen edhe momente të jetës pas daljes në pension të tij, veçanërisht krijmi i ekipit të tij të ri në Majami, por do të ketë edhe përmbajtje nga jeta personale, shkruan The San.

David Beckham është në mesin e personaliteteve që ka fituar më së shumti në futboll. Në vitin 2013, ai u listua si lojtari më i paguar në botë.

Beckham u martua me Victoria Beckham në vitin 1999. /21Media