Raportohet se David dhe Victoria Beckham ishin infektuar me koronavirus në fillim të muajit mars, pas festës që e kishin në Los Angeles.

Sipas The Sun, një numër i të afërmve, miqve dhe punonjësve të tyre u infektuan me këtë virus, andaj vendosën ta mbajnë sekret.

Familja Beckham u infektua me koronavirus në mars, kur ata udhëtuan në SHBA meqë Beckham pranoi detyrën për ekipin e tij të ri Inter Miami.

Sipas një burimi, të dy ishin në ndeja në Los Angeles, që i shtyu ata të dyshojnë se mos u infektuan aty. Pastaj u kthyen në Britani të Madhe, dhe frikësoheshin se mos e shpërndanë virusin.

Në fillim të muajit mars ata organizuan një festë për ditëlindjen e djalit të tyre, Brooklyn, ku kishte shumë të ftuar.

Thuhet se derisa ishin në Miami, David nuk ndihej mirë, derisa gruaja e tij kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti.

Një burim tha se Victoria ‘ishte vërtetë në panik’ dhe e detyroi të gjithë familjen të karantinohen për më shumë se dy javë./21Media