Ish trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në krye të Azerbajxhanit.

Skuadra humbi ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Luksemburgut me shifrat 2-1.

Azerët edhe pse me 10 lojtarë prej minutës se 26-të e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që miqtë nga Luksemburgu arritën të përmbysnin gjithçka në fragmentin e dytë të lojës.

De Biasi mori drejtimin e kombëtares disa muaj më parë./oranews