Thaçi e Vuçiq me qasje të kundërta lidhur me marrëveshjen përfundimtare

Thaçi e Vuçiq me qasje të kundërta lidhur me marrëveshjen përfundimtare

Procesi i rifilluar i dialogut Kosovë – Serbi vazhdon të përcillet me paqartësi të mëdha nëse do të përfundojë me marrëveshje reciproke apo do të shkoj drejtë një bllokade tjetër.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha sot se nëse në tavolinën e bisedimeve nuk diskutohet për njohje, atëherë ky proces është i dështuar. Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e quan të pa kuptimtë kërkesën e Kosovës për njohje nga Serbia.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa edhe një herë kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian dhe të Serbisë karshi dialogut.
Për këtë temë do të diskutohet në studio me deputetin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi. Bisedën e zhvilloi gazetari Burim Zariqi./21Media