Debat për kulturën e intervista e Berat Buzhalës, shumë risi programore në RTV21

Në afat rekord, RTV21 është duke punuar për të finalizuar studiot televizive me standardet më të larta të kohës, ashtu siç premtoi që këto studio do të jenë të veçanta dhe të ngrohta për shikuesit, sikurse është tradita e kësaj shtëpie mediale.
Përkrah investimeve milionëshe, drejtuesit e RTV21 premtuan edhe risi programore, disa prej së cilave i shpalosën në emisionin 21 Gradë. Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini-Kelmendi, bëri të ditur se do të ketë një emision debati për kulturën në vend.
Risi programore do të jetë edhe intervista e Berat Buzhalës, e cila pritet të fillojë më 26 shtator./21Media

Back to top button