Raportimi i ministrit Zemajt në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë

Raportimi i ministrit Zemajt në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bëri të ditur se janë në procedura për sigurimin e vaksinës anti-covid. Gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, Zemaj tha se 260 mijë vaksina do të jenë falas ndërsa pjesa tjetër do të blihet me buxhet të vendi. Ministri Zemaj u kritikua edhe për mosrespektim të masave anti COVID-19 përmes një fotografie ku shiheshin bashkë me kabinetin qeveritar pa maska në autobus derisa ktheheshin pas mbledhjes së dy qeverive në Tiranë./21Media