VV: Qeveria pranoi testet nga Serbia pa reciprocitet pasi kështu kërkoi SHBA-ja

VV: Qeveria pranoi testet nga Serbia pa reciprocitet pasi kështu kërkoi SHBA-ja

Ndërkohë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosjes, nëpërmjet zyrtarit të saj, Boiken Abazi, i cili ka konfirmuar se testet e Serbisë donacion për Kosovën kanë hyrë në territorin kosovar pa u respektuar reciprociteti pasi kështu kanë kërkuar amerikanët. Ai ka thënë se Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar që ky donacion të hyjë në Kosovë pa reciprocitet. “Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet. I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve. Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar”, ka shtuar Abazi. Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës vlera e të cilave është 35 mije euro.