Debati i dytë ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kandidatit Demokrat, Joe Biden do të mbahet virtualisht, kështu ka njoftuar Komisioni për Debatet Presidenciale.

Kalimi i debatit në një format virtual vjen pasi Trump vazhdon trajtimin për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, transmeton rtv21.tv.

Mjeku i tij thotë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Debati i dytë midis kandidatëve rivalë është planifikuar të enjten e ardhshme./21Media