Deçani e fiton Kupën e Pavarësisë

Të dielën në Elbasan është mbajtur “Kupa e Pavarësisë” në hendboll. Turneu u zhvillua në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit, ndërsa morën pjesë Elbasani, Cerriku, Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës.

Kupën e Pavarësisë e fitoi Deçani, ndërsa Vëllaznimi u rendit i dyti. Elbasani ishte i treti e Cerriku i katërti.

”Turneun e organizoi Federata Shqiptare e Hendbollit në bashkëpunim të ngushtë me federatën tonë dhe klubin shumësportësh Elbasani. Turneu i shërben zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në Shqipëri, në të cilin mision kontributi i Federatës sonë nuk ndalet asnjëherë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Back to top button