Deda ka dhënë komentet e tij rreth platformës

Deda ka dhënë komentet e tij rreth platformës

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka dhënë komentet e tij për platformën e dialogut me Serbinë, ku ka potencuar se mungon parimi i panegociueshëm që duhet të jetë pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës.

“Pikë së pari pyetja kryesore e cila duhet të na udhëheqë sot është, se a ka unitet për integritet territorial të Kosovës. Nëse votohet platforma do të thotë se Kosova e ka mbyllur. A ka nevojë për taksë a jo, nuk mundesh t’i me votuar platformë dhe me mbet në pozicion të njëjtë. Në ligj thuhet platforma për dialogun. Platforma në lexim të parë duket shumë e mirë, në të dytën i vëren gabimet. Mungon baza e platformës, baza e platformës është parimi i panegociueshëm. Të shkruhet parim i panegociueshëm duhet të jetë pavarësia, integriteti territorial i Kosovës. Me këto parime ndërrohen parimet e tjera që janë në dokument. Duhet të shtohet fjala integriteti territorial. Sovraniteti në veri është a po funksionon shteti jonë. Me çfarë parimi do të bëhet demarkacioni me Serbinë, këtu nuk përmendet ajo “, ka thënë ai.

Këto komente deputeti Deda i ka bërë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me platformën për dialogun me Serbinë.

Në seancën e Kuvendit, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma për dialogun e kanë vendin në këtë Kuvend, pasi këtij institucioni iu është dhënë mundësia jo vetëm ta ruajë pronësinë mbi procesin e dialogut, por edhe ta ruajë Kosovën e 17 shkurtit.