Qeveria e Kosovës dënon aktet vandale ndaj simboleve të Rurqisë

Qeveria e Kosovës dënon aktet vandale ndaj simboleve të Rurqisë

Pas një deklarate të Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Gjergj Dedajt lidhur me Turqinë ky i fundit ka reaguar pas komenteve dhe veprimeve të ndryshme që lidhen me këtë deklaratë.

Në rrjetet sociale u publikua një video-incizim ku disa perosna shihen duke e djegur dhe përdhosur flamurin e Turqisë dhe bëjnë thirrje që kështu të veprojnë edhe shqiptarët tjerë me flamujt serb e turq.

Por Deda është shprehur se distancohet nga këto veprime.

“Gjergjin e mbrone Gjergji!
Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo Serbine, dhe simbolet e tyre nacionale.

Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.
Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.
Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!”

Gjergjin e mbrone Gjergji!Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo…

Gepostet von Gjergj Dedaj am Donnerstag, 2. August 2018

Lidhur me këtë videoincizim ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka dënuar këto akte.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë.

Qeveria gjithashtu dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë.”, thuhet ndër tjerash në reagimin e qeverisë./21Media