Sot në familjen e Ramush dhe Anita Haradinaj ka festë. Djali i tyre Trimi mbush 10 vjet. E prindërit nuk hezituan që ta urojnë atë publikisht

Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar që djali i tij ta ketë fatin e bardhë. E këtë dëshirë e ka shprehur në emër të vetin, nënës Rukë, Anitës dhe gjithë familjes.

“Trimi jonë gëzuar ditëlindjen! Nana Rukë, Anita, Gjini, Hana dhe unë të urojmë shumë dhe paç fatin e bardhë! Të duam ”, ka shkruar Haradinaj dhe këtij urimi i ka bashkangjitur disa fotografi familjare.

Ndërkaq edhe Anita përmes një postimi në Facebook ka uruar më të mirën për të birin.

“O Trim, jeta Ime, shpirt i shpirtit tim Gezuar Ditelindja e 10 o nanush ”, , ka shkruar Anita, postim të cilin e ka shoqëruar me një foto me Trimin./21Media