Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi me gjyshin e ndjerë të reperit, Fahri Buçinca.

Sara ka thënë se është e lumtur që vajza e tyre, Poem Blu, ka arritur të takoj stërgjyshin e saj.

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti Gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke falë një dashuri që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”, ka shkruar Sara në postim.

 

Kujtojmë se lajmin për vdekjen e Buçincës e ka bërë të ditur vajza e tij Xheraldina Vula./21Media