Ylli i Bollywood-it, Deepika Padukone po merret në pyetje nga bordi i narkotikëve në Indi në një hetim lidhur me vdekjen e aktorit, Sushant Singh Rajput.

Padukone është në mesin e gjashtë personave që do të thirren, dy aktore të tjera gjithashtu do të merren në pyetje të shtunën.

E dashura e Rajput, Rhea Chakraborty, u arrestua në fillim të këtij muaji për dyshimin se kishte blerë drogë për të, pretendime që ajo i ka mohuar, transmeton rtv21.tv.

Aktorët, Sara Ali Khan dhe Shraddha Kapoor janë midis atyre që do të merren në pyetje të shtunën, sipas raporteve të lajmeve. Një aktore tjetër, Rakul Preet Singh, u mor në pyetje të premten.

Rajput, 34 vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai në 14 qershor.

Policia në atë kohë tha se ai kishte vrarë veten. Por, familja e tij më vonë bëri një ankesë policore kundër Chakraborty, duke e akuzuar atë për mbështetje ndaj vetëvrasjes dhe krime të tjera, të gjitha ato ajo i ka mohuar.

Rasti tani po hetohet nga tre agjenci federale.

Çfarë ka të bëjë Deepika Padukone me të?

Ende nuk është vërtet e qartë.

Zyrtarët e narkotikëve thonë se pyetja e tyre bazohet në biseda WhatsApp që përfshijnë aktoren Deepika Padukone dhe menaxherët e saj, sipas raporteve të mediave lokale. Por, është ende e paqartë se çfarë përmbajnë këto mesazhe./21Media