Kryeministri teknik në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski në rrjetin e tij social Facebook publikoi se gjatë këtij vikendi do të ndalohet lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve, duke filluar të dielën nga ora 11:00 deri të martën në ora 05:00 të mëngjesit.

“Duke ndjekur situatën aktuale me Covid-19 si dhe rekoamandimet e Komisonit për Sëmundje Infektive, në seancën e sotme qeveritare sollëm vendim për rritjen e masave restriktive për lëvizjen e qytetarëve gjatë vikendit të zgjatur festiv”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket ditës së shtunë, ora policore do të vazhdojë me orar të njëjtë, gjegjësisht do të nisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditën e nesërme, raporton TV21./21Media