E thotë studimi

E thotë studimi

Në fillim të viteve të ’90-ta është kryer një studim me rreth 30 nxënës të cilët ishin të ekspozuar ndaj muzikës së Mozartit. Ata i përmirësuan aftësitë e tyre të përqendrimit për disa minuta. Kjo i jep kuptim mitit “efekti i Mozartit”, që thotë se dëgjimi i muzikës klasike mund të ndikojë që foshnjet dhe fëmijët të zhvillojnë nivel të lartë të inteligjencës.

Në fakt, ky është një studim i vitit 1993 që përfshinte studentë të rinj të cilëve u ishte caktuar një detyrë specifike. Ata që dëgjuan Mozartin para detyrës kishin performancë më të mirë, por kjo zgjati disa minuta./21Media