Reperi i njohur, Capital T, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një pjesë të këngës së parë të albumit “Skulpturë” të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan rtv21.tv

“Viti 2020 më shumë se çdo tjetër na ka mësuar se çka dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Jepi kuptim secilës ditë, dhe jetoje çdo ditë si të ishte e fundit. E në ditën time të fundit kisha dashtë të festoja ashtu si e ka emrin edhe intro ose kënga e parë e albumit, Skulpturë”, ka shkruar reperi krahas videos.

Ndryshe, “Flawless” është projekti i fundit muzikor që Capital T e ka publikuar më 24 maj. Kënga deri tani  ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media