Monitoruesit e Kuvendit: Të ndërprehen përplasjet që të mos barten edhe te militantët e partive

Monitoruesit e Kuvendit: Të ndërprehen përplasjet që të mos barten edhe te militantët e partive

Duket se ecuria e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës nxiti reagime të gjera si rrallëherë, megjithëse ç’është e vërteta, edhe më herët ka pasur pakënaqësi me gjuhën e deputetëve, që herë- herë ishte larg standardeve të një komunikimi, siç ka hije të jetë brenda një parlamenti. Organizatat që e monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës kërkuan që deputetët të ndërprejnë përplasjet, në mënyrë që të praktikat e tilla të mos barten edhe te militantët e partive të tyre./21Media