“Dejona ish smut s’ka mujt me ja’u shkru fjalimet”, Behrami ironizon me mungesën e deputetëve të VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur pak fjalime sot për shkak se “Dejona ish pa qejf dhe s’ka mundur që t’ua shkruajë fjalimet”.
Kështu ka ironizuar ai gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku nga mesdita ka nisur debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.
‘’Të gjithë po çuditen dhe po pyesin pse kaq pak fjalime prej deputetëve të VV. Dëgjova që Dejona ish pa qejf, s’ka mujt me ua shkruar të gjithëve fjalimet. Kaq sa i takon nënës ideologjike, ndërsa baba ideologjik i cili e braktisi Kuvendin e ka braktisur edhe Kuvendin edhe Kosovën sa herë ju ka dashtë. Sepse braktisja edhe ikja është doktrinë politike e tij. Po ku ka ik ai? Ai ka ik në xhipin e tij me xhama të zi, në vlerë prej 500 e 40 mijë euro, i blinduar i blerë jo nga një operator i Kosovës, por nga një operator në Bullgari. Edhe cili është skandali këtu? Qeveria dhe Albin Kurti sot marrin naftë dhe benzinë me çmim më të lirë se sa qytetarët për 10 deri në 15 cent’, deklaroi Behrami.
Debati parlamentar është drejt fundit dhe kjo seancë është ftuar nga partitë opozitare me kërkesë për qeverinë që të ndërmerren masa pas rritjes së çmimit të naftës.