Presidenti priti familjen e tij

Presidenti priti familjen e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e mësuesit ka dekoruar me Medalje Presidenciale mësuesin dhe pedagogun e ndjerë, Beqir Kastratin. Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi në Facebook, duke çmuar lart figurën e pedagogut 30 vjet pas vdekjes.

“Sot prita familjen e mësuesit dhe pedagogut të gjeneratave të arta të arsimit shqip, familjen e Beqir Kastratit. Si bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar me Ernest Koliqin dhe shumë veprimtarë tjerë të arsimit shqip, Beqir Kastrati ka edukuar gjeneratat e arta që sot njihen dhe çmohen si themelues të instituteve dhe shkollave shqipe në të gjitha trevat e kombit shqiptar. Duke çmuar lart figurën e pedagogut Beqir Kastrati, 30 vjet pas vdekjes, në shenjë nderimi për punën e palodhshme të tij, e dekorova me Medalje Presidenciale.”, ka shkruar Thaçi.

 

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe./21Media