Një prishtinas ia ka pa sherrin vetes, kur doli për të shëtit në parkun e Gërmisë të Prishtinës, të premten pasdite.

Atë e grabitën tre persona në pikë të ditës, duke e lënë pa 200 euro sa kishte me vete dhe një orë.

Policia raporton se viktima nuk është lënduar dhe as keqtrajtuar nga tre të dyshuarit për grabitje.

Por, në raportin e policisë shkruan se viktima ishte kërcënuar rreth orës 15:15 nga grabitësit dhe me forcë i janë “grabitur 200 euro dhe një orë dore”.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin e policisë dërguar medieve./21Media