Del në shitje vetura në të cilën u qëllua Tupac
Makina në të cilën u qëllua për vdekje artisti amerikan, Tupac, ka dalë në ankand me vlerën prej 1.7 milion dollarësh, në Las Vegas.
Vetura e tipit BMW 750IL, u ruajt deri ditët e sotme.
Në të kaluarën, u shitën shumë gjëra që ishin në pronësi të artistit, si letrat që i shkroi gjatë kohës sa ishte në burg, foto të fshehura të cilat nuk u panë asnjëherë më parë.
Kjo nuk është hera parë që një veturë e një reperi del në shitje.
Reperi amerikan vdiq më 13 shtator të vitit 1996, në moshën 25 vjeçare./21Media