Rasti i parë në Shqipëri

Rasti i parë në Shqipëri

Një e moshuar në Sanatorium ka dalë nga intubimi, duke shënuar kështu rastin e parë në Shqipëri të një të infektuarit me Covid-19 që del nga intubimi.

Gjendja e saj shëndetësore është akoma delikate dhe pritet që ditët në vijim do jenë vendimtare për të.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 37 të shtruar: 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa njëri prej tyre është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar: 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Ndërkohë, deri në këto momente harta e të infektuarve është zgjeruar me qytetin e Kukësit që është prekur për herë të parë nga koronavirusi.

I infektuar është edhe një nga personeli shëndetësor.

Nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë evidentuar 8 raste të reja më Covid-19, nga 236 persona të testuar.

Ndërsa në total janë 475 persona të infektuar në rang vendi.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.