Roma e ndali Juventusin me një barazim 2:2 të dielën, ndërkohë që Interi e nisi sezonin me fitore 4:3 kundër Fiorentinës dhe Atalanta e mund 4:2 Torinon.

Ish-heroi i bardhezinjve Del Piero e ka paralajmëruar skuadrën e Andrea Pirlos se do t’i duhet ta fitojë një betejë shumë të madhe për ta siguruar titullin e 10 radhazi në Itali.

“Interi dhe Atalanta janë kandidatë seriozë për Scudetto”, tha Del Piero për Sky Sport Italia.

“Atalanta e ka pjekurinë e duhur. Lazio ka cilësi dhe Interi… epo e pamë me pesë ndryshimet që i bëri kundër Fiorentinës, e dimë sesa vendimtarë mund të jenë ata”, shtoi ai.