Kryeprokurori i Shtetit nuk është informuar me shkrim nga prokurori se është kërcënuar

Kryeprokurori i Shtetit nuk është informuar me shkrim nga prokurori se është kërcënuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakajt.

Dorëheqjen e Blakajt si pasojë të kërcënimeve, Delawie e ka quajtur si ditë të keqe për ligjin në vend.

“Një ditë e trishtë për sundimin e ligjit në Kosovë kur një prokuror ndien se duhet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesë të mbështetjes. Është veçanërisht shqetësuese kur ai po punonte me një rast të mashtrimit masiv me pensione”, ka shkruar Delawie në twitter.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se kryeprokurori i Shtetit zyrtarisht asnjëherë nuk është informuar me shkrim nga prokurori Elez Blakaj se ka pasur ndonjë kërcënim në lidhje me punën e tij, duke shtuar se zyrtarisht deri më sot kanë pranuar vetëm dorëheqjen e tij, të cilën e ka drejtuar te Kryeprokurori i PSRK-së, z. Reshat Millaku./21Media