Delawie: Është për të ardhur keq që nuk u votua demarkacioni

Delawie ka thënë se rinia e Kosovës është duke humbur për shkak të përfitimeve politike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore të tyre.

Delawie tha se do të shikojnë, nëse në listat zgjedhore a do të ketë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme.

Ambasadori po ashtu tha se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.

Ai gjithashtu tha se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie theksoi se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Back to top button