“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime me Mike Pompeo”

 

Kryeministri Avdullah Hoti, sot bëri të ditur se delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.

Hoti pëmes facebook-ut deklaroi se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

“Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.”, shkroi Hoti në facebook./21Media

Back to top button