Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në konferencën e Asambles Parlamentare të NATO-s

Në mes një situate të rënduar nga vërshimet që goditi një pjesë të Evropës por dhe Poloninë, sot në Varshavë ka filluar konferenca e radhës nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po shoqërohet nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi dhe këshilltari diplomatik në Varshavë Visar Rrecaj. Driton Hyseni Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës

”Përgjatë konferencës, po prezantojnë udhëheqësit dhe deputetët nga Asambleja, ekspertë dhe njohës të fushës së sigurisë si dhe eprorët e lartë të shtetit nikoqir polak. Së voni, Kosova ka krijuar Misionin e saj të parë diplomatik në Poloni. Delegacioni po realizon takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrësit e tjerë, duke përçuar orientimin e Kosovës për luftën dhe agresionin rus në Ukrainë si dhe për çështjet e tjera që preokupojnë aleancën”, ka njoftuar Driton Hyseni.

Kryesuesi i delegacionit Driton Hyseni, gjatë diskutimit ka paraqitur ndihmën që Kosova ka ofruar për Ukrainën duke qenë nga ditët e para të agresionit krah aleatëve në NATO.

Delagacionet nga vendet anëtare dhe vendet partnere të NATO-s pë dy ditë janë të fokusuar janë temat si: – Parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s, pas samitit të Uashingtonit, përforcimet në krahun lindor. – Mbështetja për Ukrainën deri në fitoren e saj – E ardhmja e sigurisë së Evropës – Bjellorusia dhe rajoni i detit Baltik – Ballafaqimi me autokracitë, forcimi i qëndrueshmërisë demokratike.

Në ditën e nesërme, delegacionet do të vizitojnë fabrikën a armatimeve Lucznik-Radom.

Vlen të theksohet se kjo është ngjarja e parë në të cilën delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë me statusin e anëtarit të asociuar.

Back to top button