Takimi ka qenë i organizuar nga ana e Komisionit për mbrojtje dhe sigurie parlamentit të Malit të Zi

Takimi ka qenë i organizuar nga ana e Komisionit për mbrojtje dhe sigurie parlamentit të Malit të Zi

Kryetari i Komisionit për siguri dhe mbrojtje, Maksim Dimitrievski dhe kryetari i Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetuese ndjekje të komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria për polici financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes Emill Dimitriev morën pjesë në takimin ndërkombëtar me temë “Siguria dhe bashkëpunimi rajonal”, që u mbajt nga 21 e deri më 23 korrik në Cetinje, Mali i Zi.

Nga shërbimi kuvendor për informim njoftuan se takimi ka qenë i organizuar nga ana e Komisionit për mbrojtje dhe sigurie parlamentit të Malit të Zi.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët e Komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe shefat e delegacioneve të përhershme në Asamblenë parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia. ky takim ndërkombëtar ka qenë mundësi që pjesëmarrësit të këmbejnë përvoja me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe me sfidat aktuale të sigurisë.

Nga ana e delegacioneve të Komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga parlamentet e vendeve të cilët morën pjesë në ngjarje njëzëri është theksuar mbështetja për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe anëtarësim të plotfuqishëm në të njëjtën. Gjithashtu, është potencuar rëndësia dhe nevoja për ruajtje të politikës për marrëdhënie të mira fqinjësore, përkushtimi i plotë i bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i reformave në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Si konkluzion i përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje është konstatuar se kur bëhet fjalë për çështjet e lidhura me sigurinë, si shtete duhet të jemi të vetëdijshëm se asnjë vend nuk është mjaftueshëm i fuqishëm që të ballafaqohet vetëm me emigrimin, krimi transnacional dhe luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye vërehet në nevojën për atë se niveli i bashkëpunimit midis të gjithë vendeve në rajon duhet të vazhdojë dhe se të gjithë së bashku duhet të synojmë për zbatim të masave dhe iniciativave në drejtim të përforcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Përfaqësuesit nga Republika e Maqedonisë e kanë theksuar gatishmërinë dhe dëshirën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jetë nikoqir dhe organizator i Takimit të ardhshëm ndërkombëtar të Komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe shefat e delegacioneve të përhershme në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./21Media