Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takim me zyrtarët e BE-së

Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takim me zyrtarët e BE-së

Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë gjendet në Bruksel, ku ka zhvilluar diskutime me ndërmjetësuesit e BE-së.

Megjithëse në media u raportua që në Bruksel dje kanë shkuar Fatmir Limaj, Blerim Shala dhe Shpend Ahmeti, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi sot për rtv21.tv konfirmoi vetëm që Shpend Ahmeti gjendet atje për bisedime.

Kuçi bëri të ditur se këto janë takime të rregullta konsultative të delegacionit shtetëror me ndërmjetësuesit në BE.

“Meqenëse të enjten ka kaluar platforma dhe ligji për dialogun, delegacioni shtetëror ka informuar edhe zyrtarisht Brukselin mbi këto dy dokumente”, konfirmoi zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Projektligji për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhëniave mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka kaluar më 07 mars, me 58 vota për dhe 3 abstenime. /21Media