Mbledhin të dhëna për luftimin e krimit

Mbledhin të dhëna për luftimin e krimit

Delegacioni vlerësues i Bashkimit Evropian këtë javë pritet të vijë në Kosovë i cili do të grumbullojë të dhëna nga institucionet përkatëse në lidhje me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si kriteri i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky delegacion fillimisht do të zhvillojë takim me zyrtarët e ministrisë së Integrimeve Evropiane, pastaj me ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Policinë, si dhe ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për rel tha se institucionet e vendit kanë bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e punës së mekanizmave të zbatimit të ligjit.

Sipas saj delegacioni vlerësues i BE-së do të jetë në Kosovë këtë javë, nga data 3 -4 maj./21Media