Historiani Frashër Demaj tha se nëse do të bazoheshim në parametra historikë, 12 qershori do të duhej të caktohej dita e çlirimit të Kosovës.

“Në qoftë se e shohim me argumente historike dhe bazohemi në parametra historikë, mendoj që data 12 qershor do të duhej të quhej data e çlirimit të Kosovës, meqë përtej marrëveshjes së nënshkruar tekniko-ushtarake, aktiviteteve dhe akteve të tjera përcjellëse, megjithatë me 12 qershor është fut ushtria e NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ushtrinë e NATO-s, natyrisht ka pasë, UÇK-ja ka qenë brenda, megjithatë ka qenë brenda edhe për shkak të epërsisë edhe numerike, por edhe të epërsisë në armatime që ka pasur Serbia në raport me UÇK-në.”, deklaroi Demaj në “Click” në RTV21./21Media