Moussa Dembele nuk është i interesuar që të bëjë një kalim të mundshëm tek skuadra e West Ham, pavarësisht se spekulohet që West Ham e ka kontaktuar skuadrën e Lyon për shërbimet e tij, raporton “Goal”.

Skuadra nga Premier Liga e ka shitur sulmuesin Sebastian Haller tek Ajax, dhe tani janë duke shikuar rreth mundësisë së zëvendësimit të sulmuesit.

Shume spekulime nga Franca raportojnë se skuadra e David Moyes e ka identifikuar Dembelen si një transferim të mundshëm, kështu duke kontaktuar edhe me krerët e Lyonit për shërbimet e lojtarit.

Sidoqoftë, ish sulmuesi i Celtic nuk është i interesuar të kalojë tek “Çekanët”, edhe pse para ca javësh e kishte pranuar se mund të largohet nga Lyoni këtë merkato të janarit.