Talenti francez nuk do të lëvizë nga skuadra e Borussia Dortmundit

Talenti francez nuk do të lëvizë nga skuadra e Borussia Dortmundit

Mbyllen dyert për Barcelonën e cila shpresonte të transferonte Ousmane Dembelen gjatë kësaj vere.

Sulmuesi i talentuar francez ishte një prioritet për klubin katalanas në afatin kalimtar të verës, por Borussia Dortmundi nuk mendon ta shesë atë.

Drejtori sportiv i klubit nga Signal Iduna Park, Michael Zorc në një intervistë, ka lënë të kuptohet se Dembele ka një kontratë afatgjatë me Dortmundin dhe dëshira e drejtuesve është që ai të qëndrojë në Gjermani duke shtuar se verdhezinjtë nuk janë bisedime me asnjë skuadër tjetër për shitjen e yllit të ri francez.

“Dembele ka kontratë me ne dhe ne si klub nuk duam të shesim një futbollist të kalibrit të tij”, ka theksuar Zorc